AKTUALITET

Një ndër 14 personat më të kërkuar në Britani, çfarë akuzash rëndojnë mbi shqiptarin famëkeq (ERMI+FOTO)

21:41 - 22.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë publikuar fotot e 14 personave më të kërkua nga policia britanike në Yorkshire, mes tyre dhe një shqiptar.




Siaps mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për shqiptarin Klevis Xhelaj. Oficerët e policisë në Sheffield po bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e të shpallurit në kërkim, Xhelajt. Ai kërkohet për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit, të cilat dyshohet se janë kryer midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Oficerët britanikë kanë kryer hetime të gjera, duke përfshirë punën me forcat dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin, dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.

“Ai përshkruhet si një trup mesatar, me flokë kafe të errët, tatuazhe në gjoks dhe theks shqip. Ai besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, West Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

Nëse e keni parë, kontaktoni policinë në numrin 101, duke cituar numrin e incidentit 571, datë 11 qershor 2021”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.