Kosova

Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe e la para derës së spitalit/ Avokati i Dardan Krivaqës kërkesë Gjykatës: T’i bëhet ekzaminimi psikiatrik, në të kaluarën është dhunuar seksualisht dy herë

15:02 - 24.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është aprovuar kërkesa e avokatit mbrojtës të Dardan Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikike.




Mësohet se në bazë të kontrolleve që i janë bërë, Krivaqës gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, mjekët kanë vënë re një gjendje të rënduar psikologjike.

Kërkesa është aprovuar dhe pritet që Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike të tij. Nga ana tjetër, avokati ka përmendur si fakt edhe të kaluarën e Krivaqës, ku ka thënë se ai është dhunuar seksualisht dy herë dhe se për këtë ka dhënë vendim edhe Gjykata.

Kujtojmë se më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, dhunuan barbarisht bashkëshorten e Krivaqës, Marigona Osmanin duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ata e kanë lënë viktimën para derës së spitalit pa shenja jete.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.