Një rol të rëndësishëm në këtë tratativë pritet të ketë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili do të kujdeset për aspektin karakterial të lojtarit. Zaniolo dëshiron të largohet nga Roma, ky është një fakt, por verdhekuqtë as që kanë ndërmend të bëjnë skonto për kartonin e sulmuesit “azzurr”.




Nicolo Zaniolo Roma 1b7p52444u4111t3ztfcsl8e13

Oferta e parë e Milanit është 1-2 milionë euro për huazimin, ndërsa 23 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin. Zaniolo nuk dëshiron të largohet nga Italia, pavarësisht se oferta nga Tottenham është konkrete dhe joshëse, brenda Serie A vetëm Milan është opsioni më i përshtatshëm.

La Gazzetta

“La Gazzetta dello Sport” shton se nëse dështon pista Zaniolo, atëherë plani B është Hakim Ziyech. Sulmuesi maroken, pjesë e Chelsea, nuk është një emër i panjohur në shtëpinë e Milan, drejtuesit e klubin kuqezi e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës.