LAJMI I FUNDIT

Partizanit gjen zëvendësuesin e Bitrit, gati firma me mbrojtësin e Shkëndijës

08:34 - 26.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klisman Cake është i zgjedhuri i Partizanit për qendrën e mbrojtjes. “Panorama Sport” mëson se lojtari dëshiron të largohet nga Shkëndija për shkak të minutave të pakta dhe drejtuesit e të kuqve e pëlqejnë të riun.




Palët kanë një akord paraprak, teksa me ndarjen nga tetovarët gjithçka pritet të konfirmohet. 23- vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e Tiranës, teksa shpërthimin e pati te Struga në Maqedoninë e Veriut.

Ai numëron 12 paraqitje me Shkëndijën në këtë sezon në kampionat. Përveç aftësive në defensivë, Cake njihet edhe për goditjet e tij nga distanca. Ndërkohë, Vesel Limaj është parë së fundmi në hotelin e presidentit Demi në zonën e Bllokut, teksa arsyeja për momentin nuk dihet.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.