Kryesore

‘Tallet me studentët e zvarrit pagesën e bursave’/ PL: Rama nuk po u jep as të drejtën që i takon, ndaj ikin të rinjtë në Europë

12:33 - 27.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PL, Erisa Xhixho ka reaguar ashpër duke akuzuar qeverinë se po tallet me studentët pasi po zvarrit pagesën e bursave, nga 4 deri në 6 muaj.




Përmes një postimi në ‘Facebook’, Xhixho shkruan se edhe pse vlera e tyre nuk i kalon 10 mijë lekë të reja, qeveria e shpërfill nevojën dhe meritën e studentëve, duke zvarritur me muaj të tërë.

Sakaq shton se kjo është arsyeja se pse të rinjtë po largohen drejt Europës e rrezikojnë jetën.

Postimi i plotë:
Të përjashtuar nga të gjitha paketat e rezistencës dhe pseudo “Pakoja e madhe”, qeveria vijon të tallet me studentët, duke zvarritur pagesën e bursave. Në kulmin e krizës së çmimeve, që ka dyfishuar koston e tyre të jetesës, studentëve shqiptarë nuk u jepet as ajo që me të drejtë u takon. Bursat sociale dhe ato të ekselencës për studentët vonohen nga 4 deri në 6 muaj. Edhe pse vlera e tyre nuk i kalon 10 mijë lekë të reja, qeveria e shpërfill nevojën dhe meritën e studentëve, duke zvarritur me muaj të tërë disbursimin nga fondi i bursave. Asgjë më shumë se kjo zvarritje nuk flet për qasjen që kjo qeveri ka për arsimin dhe të rinjtë e këtij vendi. I bëj thirrje qeverisë t’i japë studentëve bursat dhe pagesën që u takon, madje me dëmshpërblimin për vonesat e shkaktuara.
Kjo është arsyeja pse çdo ditë qindra të rinj marrin rrugët e Europës, shpesh duke rrezikuar edhe jetën.
Një qeveri që përbuz të rinjtë i ka ditët të numëruara!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.