BLUETOOTH

VIDEO/ ‘Çmendet’ Kanye West, iu thyen telefonin paparaccit

14:17 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panoramaplus.al/ Kanye West është parë sërish në publik që pas skandalit me sulmet antisemitike dhe kësaj here reperi duket se ka kaluar kaluar kufirin teksa i ka thyer telefonin një personi.




Artisti u regjistrua teksa po udhëtonte me makinën e tij dhe iu afrua disa paparacëve duke i kërkuar që të mos filmohej teksa do të shkonte të vizitonte fëmijët e tij, por ata u shprehen se ishin qindra prej tyre rreth e rrotull dhe reperi nuk mund të bënte asgjë.

Kanye West thjesht po i kërkonte paparacëve të ndalonin së fotografuari atë dhe fëmijët e tij

“Çfarë doni të bëj? Jemi mijëra veta”– u shpreh paparaci.

“Nuk më intereson sa prej jush janë , e dini çfarë dua të bëni?”- tha Kanye, “Dua t’i shoh fëmijët e mi pa më fotografuar”, shtoi ai, ndërsa papraci e pyeti: “Nuk mund të shkosh në shtëpi dhe t’i shohësh ata? Çfarë do që të bëjmë, ky është një vend publik!”.

Ndërkohë, Kanye qëndroi i heshtur duke i hedhur një vështrim të egër burrit, duke e lënë të kuptonte se ishte dukshëm i mërzitur.

“Kjo quhet të drejtat e njeriut”, tha Kanye ndërsa po largohej me makinën e tij.

Më pas, Kanye del nga makina e tij dhe dukshëm i zemëruar duke folur me një grua që ishte ende në makinën e saj, dhe ndërsa ata vazhdonin ta regjistronin atë, reperi tha: “Pse vazhdon të më ndalosh kështu?

“Ti je një personazh i famshëm”, tha gruaja.

Më pas reperi i acaruar i ka marrë telefonin gruas dhe duke e hedhur tutje, më pas ai ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.