Kronikë

Shpërndanin kanabis në doza, pranga dy të rinjve në Bulqizë

10:01 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të rinj janë arrestuar në Bulqizë, pasi shpërndanin lëndë narkotike.




Shtetasve me iniciale E.D., 23 vjeç dhe A.L., 24 vjeç i është sekuestruar një sasi kanabisi e ndarë në dozë, ku në bashkëpunim me njeri-tjetrin e shpërndanin atë në zona të ndryshme.

Sakaq është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A.S.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë. Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.