Këtë mëngjes fundjave niseni me një vakt të shëndetshëm, i cili duhet të jetë i lehtë padyshim i shijshëm dhe plot vlera ushqyese.
Më poshtë do të gjeni një pjatë e cila do t’ju ndihmojë për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë e cila përbëhet nga dy përbërës fantastik në vlera ushqyese, vezë dhe lulelakër.
Receta gatuhet shpejt dhe është e thjeshtë për t’u përgatitur.
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 2-3 lugë gjelle me miell
- 3 kokrra vezë
- 2-3 lugë gjelle djathë
- 2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
- Kripë
- Piper
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Fillimisht pastroni lulelakrën dhe më pas ndajeni në disa pjesë, si dhe vendoseni të ziejë për rreth 15-20 minuta.
Më pas largoheni nga zjarri dhe vendoseni në një pjatë që të ftohet, duke e ndarë kështu në disa feta të vogla të cilat spërkaten me pak kripë, piper, djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë kaçkavall të grirë.
Më pas kalohen në miell, në vezët e rrahura dhe skuqen nga të dyja anët. Shoqërohen me domate dhe kastravecë të freskët.