BLUETOOTH

“Po bëjnë magji për të më eliminuar” – Luiz Ejlli gjen qirinj në oborrin e shtëpisë: Janë budallenj, tani ma kanë mbushur mendjen se…

18:26 - 07.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas debatit të së shtunës, Luizi mendon se Deamishel i ka bërë magji, pasi gjeti një qiri dhe disa bizhuteri në një vazo në oborr. Sipas tij, ky veprim është bërë nga Dea, për ta eliminuar atë nga loja.




Ndonëse Valbona, Armaldo dhe Kiara i thanë Luizit që mendimi i tij është i gabuar, ai u betua që ashtu ka ndodhur.

“Janë duke bërë magji që të eliminohet Luizi?! Janë duke bërë magji, për zotin po”, tha Luizi, duke theksuar “janë budallenj, tani ma kanë mbushur mendjne”.

Ai u shpreh se tani iu mbush mendja plotësisht që grupi i Oltës i ka bërë magji. Ndërsa Armaldo u shpreh se ata duan të marrin vëmendje dhe se si mënyrë kanë gjetur këtë.

Kiara u shpreh se ajo nuk është magji, por një lloj “rituali”, i cili thith energjitë negative ose pozitive të një personi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.