AKTUALITET

Alda Klosi lë spitalin, transferohet në burgun e grave

17:14 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua për fshehje të pasurisë, është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim.




Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën ‘arrest me burg’, është kryer rreth orës 15:00. Gazetari raporton se Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

42-vjeçarja është vendosur ne dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri ne 10 dite dhe me pas do të kalojë në dhomë paraburgimi. Ditën e arrestimit Klosi është ndjerë keq dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ajo u dërgua për mjekim në Qendrës Universitare Nënë Tereza, ku qëndroi për disa ditë. Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.