Kronikë

Dëshmia e pastrueses pasi i vodhi paratë e fundosi, Alda Klosi dhe Rozeta Dobi do të qëndrojnë në të njëjtin paraburgim

10:18 - 10.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy gratë që në fillim u duk se ishin “armike” me njëra-tjetrën tani do të qëndrojnë në të njëjtin paraburgim.




Bëhet fjalë për Alda Klosin dhe Rozeta Dobin, që njëra e kallëzoi për vjedhje dhe tjetra dëshmoi kundër aktit të vjedhjes, por që u shfaq si mikeshë e saj dhe pretendoi se paratë nuk ia kishte vjedhur po i kishte marrë t’ia fshihte. Dëshmitë e shumta të gruas së kallëzuar si hajdute, zbuluan faktin se në shtëpinë e zyrtares së lartë të qeverisë sonë kishte vite që shkonin para me arka.

Kështu ish-zyrtarja, Alda Klosi, ditën e djeshme ka dalë nga spitali dhe është transferuar në paraburgim te burgu i grave “325”. Mësohet se ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi është transferuar rreth orës 15:00 të ditës së enjte në qeli. Ndërkohë, edhe Rozeta Dobi, ishpastruesja e saj që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave.

Nga ana tjetër, në dëshminë e saj pastruesja Rozeta Dobi pranoi se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qenë kjo e fundit që ja ka dorëzuar paratë me qëllim mbajtjen e tij në ruajtje. Kjo gjë është bërë mes një marrëveshje verbale mes dy zonjave, pasi siç i kishte treguar Alda Klosi, ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin Klosi. Pastruesja më tej ka rrëfyer se për herë të parë ka konstatuar sasitë e eurove në krevat në vitin 2018 dhe në vijim deri në fund të vitit 2022, kur Alda Klosi ja kishte dorëzuar të gjitha me qëllim, ruajtjen e shumës financiare.

DËSHMIA

Rozeta dobi e vënë nën akuzë për vjedhjen e një sasie prej 120 mijë eurosh në banesën e Alda Klosit ka dhënë disa dëshmi në polici dhe para grupit të hetimit. ajo ka ndryshuar disa herë qëndrim por me datën 3 shkurt ajo ka dhënë një dëshmi të gjatë që lidhet me gjithçka ka ndodhur mes dy grave, të cilat ishin bërë edhe mikesha kohëve të fundit. Dobi duke dashur të hiqte damkën e hajdutes është detyruar të tregojë me detaje të gjithë skemën e përdorur prej dy grave, ndërkohë që kjo dëshmi ka bërë të mundur arrestimin e Alda Klosit.

Dobi dëshmoi dy herë brenda pak ditëve duke pretenduar se do të përfitojë nga ndonjë favor, të paktën në lidhje me akuzat ndaj të birit, për të cilin ajo gjithnjë ka këmbëngulur se nuk ka qenë në dijeni të asnjë veprimi të kryer prej saj me punëdhënësen e saj. Ajo tregoi se: “…kam filluar punë si sanitare në banesën e Alda Klosit, që prej pesë vitesh. Banesa e parë që kam filluar punë ka qenë ajo, në afërsi të ‘Mozaikut’ të Tiranës, e pikërisht përballë me banesën e vjetër. Ky pallat është pallat i ri. Në këtë banesë, kam shërbyer për rreth dy vite. Pas kësaj periudhe kam shërbyer tek banesa tjetër, e cila është pallat i vjetër dhe ndodhet po në të njëjtin vend ku gjendet edhe banesa e parë. Tek banesa e vjetër, kam shërbyer deri ditën që jam arrestuar.

Deklaroj se në banesën e marrë me qira në ‘Rrugën Kosovarëve’, kam punuar rreth dy muaj e gjysmë. Dua të shtoj se te pallati i ri, ku ka banuar Alda Klosi, i cili gjendet afër ‘Mozaikut’ të Tiranës, për herë të parë kam vënë re, sipër krevatit të mbuluara me batanije disa tufa në lekë dhe euro. I kam marrë ato dhe i kam futur në sirtarin te komoja e krevatit të Aldës. Pas këtij, momenti kam telefonuar Aldën dhe i kam treguar se lekët dhe eurot që kishe mbi krevat, i kam futur në sirtarë te dhoma e gjumit, ajo më është përgjigjur: ‘…faleminderit…’. Këtë fakt e kam konstatuar në fillimet e punës time, rreth muajve të verës së vitit 2018”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.