AKTUALITET

Maqedoni e Veriut/ Partia Aleanca për Shqiptarët do futet në koalicionin qeveritar

20:05 - 10.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Verit do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar. Do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski i cili pritet që brenda ditës së sotme të zyrtarizojë pjesëmarrjen e partisë shqiptare në qeveri. I pranishëm do të jetë edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.




Dy ministri pritet të drejtojë Aleanca për Shqiptarët, atë të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, por edhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike, nëse nga qeveria largohet partia Alternativa. Nëse kjo e fundit nuk largohet Taravari tha se do të marrin postin e Zëvendës-Kryeministrit të ngarkuar me Çështjet Ekonomike.

Aleanca për Shqiptarët pritet të ketë dhe dy zëvendës-ministra, atë të Mbrojtjes dhe të Bujqësisë. Nuk dihet ende nëse partia Alternativa, do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion qeveritar me një ministri të vetme.

Nëse marrëveshja përfundimtare arrihet sot, Parlamenti do të mblidhet në seancë të hënën për të miratuar kabinetin e riformatuar qeveritar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.