AKTUALITET

MSH publikon bilancin e koronavirusit: Asnjë humbje jete, ja sa raste u shënuan në 24 orët e fundit

19:00 - 10.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 5 raste të reja me koronavirus nga 438 testime të kryera në total.




Ministria e Shëndetësisë raporton se në të gjithë vendin aktualisht janë 121 qytetarë aktivë me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 2 pacientë. Fatmirësisht edhe këtë të premte nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

10 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 438 testime, nga të cilët 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 3 në Tiranë, 2 në Shkodër.

Janë 121 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 438

Testime totale 2,034,299

Raste pozitive 333,312

Raste të shëruara 329,595

Raste Aktive 121

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100

Fier 8

Shkodër. 5

Durrës. 3

Berat. 2

Vlorë 1

Lezhë. 1

Gjirokastër. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.