Kronikë

Ndodh në Maliq/ Çifti i bashkëshortëve dhunojnë kunatën, gruaja merr menjëherë urdhër-mbrojtje

11:46 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift bashkëshortësh në Maliq janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për dhunë në familje.




Mësohet se shtetasit me iniciale M. H., 32 vjeç dhe A. V., 30 vjeçe, kanë dhunuar kunatën e tyre (nusen e vëllait të 32-vjeçarit).

Pas ngjarjes, autoritet kanë pajisur me urdhër mbrojtje gruan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.