LAJMI I FUNDIT

“Mezi po e prisnim këtë ndeshje”, Salah flet pas fitimit në derbi: Pamë Liverpool-in e vjetër

15:36 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mohamed Salah ndihmoi Liverpulin të regjistronte fitoren e parë në Premier Ligë për vitin 2023 në derbin e Mersejsajdit kundër Evertonit të hënën.




Goli i sulmuesit egjiptian dhe ai i parë me fanellën e “Reds”-ave për Kodi Gakponë, i rikthyen buzëqeshjen tifozëve në “Anfield” pas krizës që po kalon skuadra e Jyrgen Klopit këtë sezon. Dhe për sulmuesin egjiptian skuadra tregoi sinjalet e Liverpulit të dikurshëm, i cili ishte i frikshëm.

“Është një fitore shumë e madhe për ne. Mezi po e prisnim këtë ndeshje për të nisur kthesën dhe shpresojmë që të jetë fillimi”, tha Salah për “Sky Sports”.

“Ne ishim pak me fat, por fati ndihmon atë që punon fort. Ne ishim të emocionuar për këtë ndeshje se do të ndryshonte gjithçka. Shpresojmë që të jetë fillimi. Henderson dhe Milner ishin duke folur javën e shkuar që të shijojmë futbollin tonë të 6 viteve të fundit që jemi bashkë, por tani kemi edhe lojtarë të rinj, të cilët po luajnë shumë mirë. Dukej sikur ishte Liverpuli i vjetër, por kjo nisi vetëm javën e shkuar”.

Pastaj elozhet për lojtarin më të mirë të ndeshjes, mesfushorin 18- vjeçar, Bajçetiç: “Është një lojtar dhe njeri i shkëlqyer. Që kur ka nisur të luajë për ne ai ka qenë ndoshta lojtari më i mirë”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.