BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në mbi 41 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

07:31 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave që humbën jetën nga tërmeti tragjik me magnitudë 7.7 që goditi kufirin Turqi-Siri të hënën, më 6 shkurt. Dje, numri zyrtar i vdekjeve në Turqi u rrit me gati 4,000 në 35,418, ndërsa numri i të vdekurve në Siri i kaloi 5,800. Më shumë se 8,000 njerëz janë shpëtuar deri më tani në Turqi, por ende nuk dihet se sa njerëz kanë mbetur nën rrënoja në të dy vendet.




Mijëra nga ata që vdiqën ishin fëmijë. UNICEF vlerëson se më shumë se 7 milionë fëmijë janë prekur. Në raportin e djeshëm, UNICEF tha: “Ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve të prekur mbetet i paqartë, 4.6 milionë fëmijë jetojnë në 10 provincat e Turqisë të goditura nga tërmetet dhe më shumë se 2.5 milionë fëmijë janë të prekur në Siri”, shkruan Word Society.

“Ne jemi dëshmitarë të fatkeqësisë më të keqe natyrore në rajonin evropian të OBSH-së [Organizata Botërore e Shëndetësisë] prej një shekulli, dhe ne ende po mësojmë për madhësinë e saj”, tha dje Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën. Ai shtoi, “Nevojat janë të mëdha dhe rriten çdo orë. Rreth 26 milionë njerëz në të dy vendet kanë nevojë për ndihmë humanitare.”

Shkencëtarët dhe ekspertët pajtohen se tërmetet e 6 shkurtit, të cilët shkaktuan shkatërrime në qindra kilometra, ishin historikë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.