LAJMI I FUNDIT

Formacionet zyrtare Salzburg-Roma: Abraham e Dybala në front për transfertën austriake

18:08 - 16.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në më pak se 1 orë, në “Red Bull Arena” vendasit e Salzburg, presin “gladiatorët” e Romës, në një përballje të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Europa League.




Tekniku gjerman i Salzburg, Matthias Jaissle ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-1-2. Në portë Kohn e para tij në mbrojtje Dedic, Solet, Pavlovic dhe Ulmer. Në mesfushë Capaldo Gourna-Douath, Seiwald dhe Sucic do t’i vijnë në ndihmë dyshes së sulmit Fernando-Okafor.

Në krahun tjetër, “special one” Jose Mourinho ka vendosur t’i rreshtojë “verdhekuqtë” e tij me skemën defensive 5-4-1. Në portë Rui Patricio e para tij në mbrojtje Zalewski, Mancini, Ibanez, Smalling dhe El Shaarawy. Mesfusha me 4 plotësohet nga Dybala, Cristante, Matic dhe Pellegrini, të cilët do të jenë në suport të “bomberit” anglez, Tamy Abraham.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.