BLUETOOTH

U publikua në Tik-Tok se kishte ndërruar jetë, ironizon Adriana Matoshi: Çfarë të bësh që Zoti do që unë të jetoj?

22:14 - 08.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një lajmi të rrem të publikuar në Tik-Tok, ku shkruhej se ajo kishte ndërruar jetë.




Me anë të një postimi në InstaStory, Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij ‘lajmi’, ndërsa më ironi është shprehur se “ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”

Më tej, Matoshi ajo nuk kurse as ironitë lidhur me emrin e saj, i cili në postimin në fjalë, nuk ishte shkruar saktë.

 “Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori, duke iu referuar mënyrës se si ishte shkruar gabim emri i saj në postim, i shkruar “Ardiana”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.