AKTUALITET

Shqipëria në listën gri/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë për “Panorama TV”: Amnistia fiskale, autogol për vendin! Shkon kundër ligjeve në SHBA, ja pasojat që do të sjellë

18:34 - 17.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford ka shprehur kritika ndaj propozimit të qeverisë për realizimin e një amnistie fiskale në vend.




Sipas tij, kjo është edhe një prej arsyeve pse Europa e renditi Shqipërinë në listën gri të vendeve për politikat fiskale. Në një intervistë për “Panorama TV”, Crawford tha se kjo nismë e qeverisë ka ngritur shumë pikëpyetje për Europën.

Crawford u shpreh se kjo do të ketë kosto për vendin dhe mund të ndikojë edhe në procesin e integrimit europian.

Për ish-kreun e Dhomës Amerikane, shqetësimi më i madh është shumë prej 2 milionë eurosh që qeveria synon ta vendosë si bazë për qytetarët që kanë para të padeklaruara.

Mark Crawford: Shqipëria është në listën gri, bashkë me disa kombe. Tre kombe janë më të këqija në botë. Ka një listë tjetër që vetëm Iraku, Korea e Veriut janë në listën e zezë. Shqipëria sëbashku me disa shtete të tjera janë në listën gri. Amnistia fiskale mund të ishte pritur. Është një gjë që ndoshta mund të ishte pritur. Përpara Shqipëria ishte në listën gri. Shqipëria është nga ato kombe që janë në Europë. Ndërsa shtetet  e tjera janë ishuj jashtë Europës. Nuk pres ndonjë habi nga ata, ndërsa për Shqipërinë në Europë, është një hap më prapa.

Ata po ndjekin situatën në Shqipëri. Unë si ish banker, e kuptoj që kjo nuk është e favorshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka një kosto që është risku i kombeve. Nëse Shqipëria është në listën gri, ka një risk më të lartë. Kjo nuk është diçka vetëm në teori, por përkthehet në përqindje në pagesë. Qytetarët nuk e kuptojnë që kanë një pagesë në xhepin e tyre, ka një ndikim.

Ada Hazizolli: Çfarë pasojash ka kjo gjë?

Mark Crawford: Kjo është një gjë që nuk i prek direkt. Nëse jeni në listën gri, do të thotë që ka pikëpyetje atje, nuk tingëllon mirë. Mund të kalojë shumë shpejt në listën e bardhë, por nëse vazhdohet me këto ide që janë kundërshtuar nga SHBA dhe BE, ndoshta do mbeteni listën gri.

Ada Hazizolli: Po në nivele politike, çfarë ndikimi do të ketë kjo?

Mark Crawford: Kjo është një gjë që ndoshta dikush nga Europa mund ta thotë. Mund të ngadalësojë integrimin. Kur një kandidat për Europë, ata duan të shohin që po bën hapa pozitive, jo negative. Nëse Shqipëria bën hapa prapa, kjo nuk është shenjë e mirë.

Ada Hazizolli: Sa kohë zgjat monitorimi nga BE?

Mark Crawford: Monitorimi ndodh gjithmonë. Banka duhet të monitorojnë vetë. Ka monitorim gjithmonë. Këtu kemi diçka që është problem, që mund të jetë problem. Propozimi për amnistinë fiskale është një pikëpyetje e madhe. Kjo ka shumë lidhje.

Ada Hazizolli: Ju sa mendoni që mund t’i rëndojë pozitat e Shqipërisë?

Mark Crawford: Kur flasim për amnistinë kemi disa aspekte. Ka pagesë për ata që nuk kanë paguar taksat. Kjo bëhet dhe në Amerikë. Problemi është që deri në 2 mln, banka nuk të bën pyetje. Nëse banka nuk mund të bëjë këto punë, këto pyetje duhet të jenë bërë. A po legalizojmë paratë e pista këtu?

Po legalizojmë pastrim parash? Duhet të pyesin se nga vijnë këto para. Disa nga para, nëse burimi nuk është i ndaluar, do e kemi sërish si problem. Ne mund të pastrojmë këto para, por nëse është një burim që nuk e kemi trajtuar, atëherë historia do vazhdojë. Unë besoj që këtë pjesën e ligjit, nuk duhet, duihet të hiqet ky propozim.

Për mua është pak arbitrare për 2 mln. Pyetja është nga vijnë këto para. Edhe nëse qeveria thotë që nuk do pyeten, shtetet perëndimore nuk mund të ndërhy7jnë. Por bankat shqiptare janë të lidhura me bankat e huaja, dhe ato kanë të drejtë që të thonë që nuk bashkëpunojnë më me bankat shqiptare pasi nuk i dinë nga vijnë paratë. Është një shpallje publike për FBI-në që të vijë në Shqipëri të hetojë. Është kundër ligjit amerikan. Për mua është një autogol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.