AKTUALITET

Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD në Bulqizë: Po përballemi me një monizëm të ri, sot jemi në këmbë për revolucion

18:09 - 24.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD në Bulqizë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se vendi ynë sot po përballet me një monizëm të ri.




Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se para 32 vitesh, njerëzit u ngritën me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë, por sot njerëzit janë përsëri në këmbë për revolucion.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Deputetë, ish-deputet drejtues qnënror dhe lokal, të degëve të PD, Bulqizës, Peshkopi dhe Mat. Të dashur miq, së pari një përshendetje vëllazërore ju, dhe të githë banorëve të Bulqizës dhe Matit. Në këtë ditë të veçantë për banorët e këtij qarku. Një mirënjohje të thellë para të gjithë atyre burrave dhe grave intelektualve, punonjëve, minatorvë, fermerëve, të Bulqizës të cilët themeluan 32 vite më parë PD të Shqipërisë. Ata ishin dhe do nderohen përherë, si njerëz të misioneve fisnike. PD u themelua në vendin e diktaturës më të egër. U themelua si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Bulqizës dhe Shqipërisë. Demokratë në misionin tonë së bashku më shqiptarët në një revolucion që po bën një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare për liri, në një rrugë paqësore përmbysim një rend politik barbar. Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptar. Misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë në anën e drejtë të historisë. Rrjeshtimi i tyre me aleatët e vetë natyralë. Misioni ynë ishte mbrotja e intersit kombëtar pavarësisht nga çmimi.

Shqipëria vinte në vitin 90 si vendi më i tradhëtuar. Kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar. Enver Hoxha dhe në vitin 82, mburrej se Kosovën ia lamë Titos. Pra ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptaëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritën me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare. Nuk kishim shkolla politike, por kishim ideale të larta fisnike dhe njerëzore, kishim dashurinë për Shqipërinë dhe sot demokratë dhe demokratë, mblidhemi në këtë sallë në një trashëgimi të pakrahasueshme e cila bën krenar ju dhe fëmijët tuaj. Por sot pas 32 vitesh, ne përballemi me një monizëm të ri, ky monizëm nuk bazohet më në doktrinë marksiste-leniniste, por bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve, në diskriminimin masiv të këtyre qytetarëve, ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, përsëri në revolucion, jemi përsëri në një besë mes nesh se do të ecim të sigurt drejt fitores sonë. Sot ne kemi para jush kandidatë të shkëlqyër, Dëfrim Fiku, kudo. Ju i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politik. Nuk dalin nga shpellat por vijnë me firmën tuaj, me respektin ndaj jush.

Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre përmbysjen e monizmit. Revolcuioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve por i mbarë shqiptarëve. Miqtë e mi, nga viti 2014 deri 2022, nga ky regjim janë larguar 937 mijë shqiptare vetëm në hapsirën e BE. Nga kët 80 për qind nën moshën 30 vjeçare. Kurrë një luftë apo epidemi nuk ka shkretuar shqiptarët sa Rama. Edi Rama nga mëngjesi në darkë, me balluke dhe stërballuke, nuk ka asnjë synim, vetëm tu mashtrojë ju, në mënyrë që të vazhdojë të vjedhë. Nëse hidhni sytë sot Shqipërisë, pasuria më e madhe sot e juaja përsëri ndodhet në Bulqizë, edhe pse janë nxjerrë miiliona ton krom. Hidhni sytë në këto vite. Sikur dilni nga një luftë, rrugë të shkatërruara, qendra shëndetësore dhe shkolla të mbyllura, koha ka ndaluar për ju njerëz punëtor me intelektual dhe potenciale të mëdha sepse dhe rentën e hoqi. Sepse oligarkët i paguan atij rryshfetin dhe ua hoqi rentën që ju takonit ta përfitonit. A do vazhdojmë ne kështu. Nuk vazhdohet. Këta nuk kanë shpirt, as ndjenja. Si mund të mendojë për fëmijët apo në Dom, apo fshat tjetër ai që ulet dhe drekon me armikun e SHBA-së. 10 mijë euro darkën.  Po si mund të mendojë për fëmijët e Bulqizës, Ballukja që këput biftekun 1 mijë euro. Po një zyrtar kurrë nuk mund të lëshohet në luks dhe shfrenim sepse një zyrtar e di nga i merr të ardhurat, nëse nuk i vjedh. Po këta vjedhin dhe i kanë paratë pa numër këta nuk pyesin. Ka ardhur koha tua presim biletën.

Para kësaj, ishte një zonjë tjetër e cila nuk ikte dot me veturë ajo kishte helikopterin e ushtrisë. 15 udhëtime Ballukja tjetër. Olta që e bën burrin investitor strategjik. 15 mijë euro udhëtimi nga Farka në Peshkopi me helikopter. Asaj makina i dukej hiç gjë. Nuk vazhdohet më tutje me ta. Shumë nga ju nuk e kanë përjetuar diktaturën por Enver Hoxha mundin tuaj e bëri bunker dhe tunele por jo në këtë mënyrë siç vidhet Shqipëria nga këta njerëz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.