Kronikë

EMRI/ U kap në “shtëpi” bari, 38-vjeçari shqiptar: Kisha 10 mijë paund borxh për të shlyer

10:31 - 24.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar nga Shqipëria, Olsi Tafani, është dënuar me 11 muaj burg në Angli pasi u kap në një shtëpi bari.




Mediat britanike shkruajnë se ai mbërriti në Britani me një gomone, dhe se për të shlyer borxhin prej 10 mijë paund ndaj bandës që i mundësoi kalimin e paligjshëm, u detyrua të kujdesej për bimët e kanabisit në një shtëpi në Burslem.

Ai u arrestua kur policia bastisi pronën në orën 18:00 më 12 dhjetor. Policia gjeti 120 bimë kanabis të rritur në një dhomë gjumi; 145 bimë kanabis të korrur në një dhomë tjetër gjumi dhe 150 fidanë në papafingo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.