BLUETOOTH

BE miraton paketën e re të sanksioneve, fut në ‘listën e zezë’ 121 individë dhe kufizon lëvizjet tregtare në Rusi

16:36 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian miratoi paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë që fut në listën e zezë 121 individë, njoftoi në Twitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.




Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë fut në listën e zezë 121 individë dhe persona juridikë, vendos kufizime të reja të rëndësishme të importit dhe eksportit dhe ndalon ato që Borrell pretendoi se janë media ruse ‘propagandisitke’.

Këshilli i BE-së tha në faqen e tij të internetit më 25 shkurt se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë “imponon ndalime të mëtejshme të eksportit për teknologjinë kritike dhe mallrat industriale, të tilla si elektroniket, automjetet e specializuara, pjesët e makinerive, pjesë këmbimi për kamionë dhe motorë reaktivë, si dhe mallra për sektorin e ndërtimit, të cilat mund t’i drejtohen ushtrisë ruse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.