BLUETOOTH

‘Mision i pamundur aktrimi në Shqipëri’/ Genc Fuga: Me zor pres rrogën, çdo muaj fsheh paaftësinë time në sigurimin e të ardhurave

12:37 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori shqiptar Genc Fuga ka folur rreth jetës së tij, ku ka ndarë për publikun situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.




Fuga tek ‘Glamour’ tha se ata si çift e kanë të vështirë të përballojnë jetesën dhe shpesh ngelin në pritje të rrogës së radhës, si dhe aktrimi është një sakrificë.

Pjesë nga biseda:

Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.