AKTUALITET

TABELA/ Reshje shiu dhe shkarkesa elektrike, moti përkeqësohet në fundjavë

08:08 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku ditën e sotme moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura.




Nuk do të mungojnë as reshjet e shiut me intensitet të ulët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër në pjesën e parë të ditës e më pas reshjet e shiut lokalizohen vetëm në veriperëndim. Ditën e nesërme sërish do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit. Reshje me intensitet më të lartë do të ketë në veriperëndim-jugperëndim me intensitet të cilat do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.