Hetimi për padinë ndaj mbrojtësi brazilian Dani Alvesh është drejt fundit dhe së shpejti mund të shpallet data e gjyqit. Sipas gazetës “El Mundo”, futbollisti rrezikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet burg.
Sipas medias, një burim nga Gjykata e Barcelonës thotë se procesi i hetimit praktikisht ka përfunduar.
“Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë. Lojtari po mbahet në paraburgim për më shumë se një muaj. 39-vjeçari duhet të përgjigjet për “krimin e agresionit seksual me depërtim, të nenit 179 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg”, me faktorin rëndues “shpërdorimi i epërsis, duke e detyruar viktimën”, që parashikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)