AKTUALITET

Pas Gjiknurit, Yuri Kim do të takohet me Alibeajn dhe Metën

11:34 - 08.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politika shqiptare po “ndez motorrët” e përgatitjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kur na ndajnë dhe rreth dy muaj nga data e caktuar.




Ndërsa afati për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet vendore përfundoi të hënën e 6 marsit, kanë nisur lëvizjet e para të diplomatëve në vendin tonë.

Këtë të mërkurë, 8 mars, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar për disa minuta një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, në selinë rozë.

Burimet i thanë Panorama TV se Kim ka caktuar të mbajë po sot edhe një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Takimi mësohet se do të zhvillohet në orën 11.30 në zyrën e tij tek kryesia e Kuvendit.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka parashikuar edhe një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në orën 14:30.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.