LAJMI I FUNDIT

E rëndë/ 36-vjeçari përdhunon të miturin 9-vjeçar, pas aktit e detyron të konsumojë kanabis

14:26 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Një 36-vjeçar është arrestuar në Selanik pasi akuzohet se ka kryer akte seksuale ndaj një djali 9-vjeçar dhe për ta “shpërblyer” i ka dhënë për të pirë kanabis.




Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2021, në Evosmos dhe janë raportuar në polici kur i mituri (11 vjeç sot) i ka treguar nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Në kuadër të hetimeve paraprake policore, i mituri është marrë në pyetje nga psikologu i fëmijëve, duke konfirmuar denoncimin e tij .

Sipas asaj që është bërë e ditur, viktima është nipi i (ish) partneres së 36-vjeçarit (me origjinë nga Pakistani) dhe për shkak të kësaj marrëdhënieje ai hynte e dilte shpesh në shtëpinë e tezes . Gjatë gjithë kësaj kohe i akuzuari ka mbetur i zhdukur. Ndërkohë, ai ishte tashmë në kërkim për përfshirje në një çështje të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, i dënuar nga Gjykata e Apelit Penal të Selanikut me një dënim me shumë vite burg.

Pas denoncimit të të miturit, autori është arrestuar dhe po gjykohet për rastin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.