Kryesore

‘PD do regjistrohet në KQZ për zgjedhje’/ Përfaqësuesi i grupit të Alibeajt: Vendimi do ankimohet, dokumentacioni i dorëzuar ishte i plotë

15:03 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa është shprehur se Partia Demokratike do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.




Komentet Sefa i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se dokumentacioni që ata kishin dorëzuar ishte i plotë dhe sipas tij regjistrimi duhet të ishte bërë që sot.

 Ai shtoi se vendimi do të ankimohej, duke thënë se afati kohor prej 48 orësh nuk do të ishte pengesë për këtë gjë.

“Dorëheqja është personale dhe mund të pyesni vetë zotin Basha. Zyrtarisht nënkryetari i komanduar me funksionet e kryetarit është Enkelejd Alibeaj. KQZ njeh Bashën pasi duhet shkresa nga gjykata. Unë isha fare i qartë në përgjigjen time, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që ti mund t’i drejtohesh Gjykatës së Shkallës së Parë për dorëheqjen e kryetarit. Ne kemi kërkuar që gjykimi i çështjes në apel të bëhet sa më shpejtë të ishte e mundur. Përpjekjet tona i kemi bërë. Ai vendim është i ankimueshëm. Afati fillon që kur vendimi merr formë të prerë, nëse ne bëjmë ankimim, patjetër që afati nuk na rrezikon.

Unë jam jurist, nuk eci me hipoteza dhe nuk ka arsye për mosregjistrim të PD-së në zgjedhje. Sot PD drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Rezulton në regjistrin e partive politike, për faktin e vetëm sepse në këtë regjistër nuk mund të regjistrohet akti i dorëheqjes. Dosja nuk ndodhet në gjykatë. Sot për t’u regjistruar PD në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, duhet vërtetim nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Rezulton kryetar zoti Basha”, është shprehur Sefa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.