Kryesore

‘Qeveria Rama ka ‘mbjellë’ krim e korrupsion në 10 vite’/ Meta: Jemi të parët për azil, të rinjtë të mobilizohen për të ndryshuar situatën në vend

13:53 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se krimi dhe korrupsioni në vend është përkeqësuar gjatë 10 viteve të qeverisjes Rama.




Meta theksoi se vendi ynë është i pari në rajon që ka numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke ia kaluar dhe vendeve që janë në luftë.

Sakaq shtoi se arsimimi është në gjendje kritike, pasi numri i të rinjve që arsimohen ka rënë dhe këta të fundit zgjedhin të emigrojnë për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Ilir Meta: Situata me krimin dhe korrupsionin po përkeqësohen në 10 vite qeverisje të Ramës, duke treguar dhe arsyet se pse shqiptarët po largohen nga vendi. Pasqyrat e nxjerra nga autoritetet Britanike tregojnë se vendi ynë është i pari për kërkesat e azilit dhe numrit të kalimit me gomone duke rrezikuar jetën e tyre. Rama dhe qeveria e tij është e para për Britaninë e Madhe në këtë aspekt, dhe ja kalon vendeve që janë në luftë. Kjo situatë alarmante kërkon mobilizim nga të gjithë për të ndryshuar këtë qeveri, sidomos nga të rinjtë. Por dhe prindërit e tyre të mobilizohen për pagën e emigrimit, të rinjve t’i hapet rruga e shpresës për të gjithë atyre që janë larguar. Është përkeqësuar me 19% numri i të rinjve që kanë përfunduar arsimin, duke u ulur dhe përkeqësuar. Mungesa e mbështetjes për arsimim është faktor kryesor duke demotivuar të rinjtë për të ndjekur studimet, por dhe në kushtet kur çmimet janë rritur si në asnjë vend tjetër.  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.