AKTUALITET

Celibashi kërkoi firmën e Bashës për regjistrimin e PD, Alibeaj: Do ndjekim procedurat! PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje.

19:49 - 10.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, ka deklaruar se PD do të regjistrohet në zgjedhje dhe do të jetë pjesë e garës.




Në lidhje me vendimin e bërë publik dy ditë më parë nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi se duhet firma e Lulzim Bashës si kryetar i regjistruar i kësaj partie, për regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale, Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se  dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin.

“PD do ndjekë procedurat, dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin. PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.