AKTUALITET

“KAS kontrollohet nga mazhoranca”/ Bylykbashi në “Panorama TV”: Edi Rama do i garantojë regjistrimin në KQZ, fraksionit të Bashës dhe Alibeajt! Komisioneri në shkelje të ligjit

17:25 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi se nuk ka respektuar ligjin përsa i përket regjistrimit të demokratëve në zgjedhje. Në një intervistë për “Panorama TV”, Bylykbashi deklaroi se Edi Rama do i garantojë regjistrimin në zgjedhje vetëm grupit të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.




Sipas tij, kjo do të bëhet përmes Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ.

Bylykbashi: Rama përpjekjen e ka bërë si të zhdukë opozitën, ta përçajë dhe të mos bëjë dot koalicion. Ka një qëndrim konstat të Edi Ramës. Zgjedhjet nuk i do ai. Ka një bosht logjik tek kushdo. Ai nuk do zgjedhje dhe nëse i ka të domosdoshme, mund t’i bëjë edhe i vetëm. Ky është një sulm mbi kushtetutën, mbi parimet ndërkombëtare për pluralizëm dhe zgjedhje demokratike. NUk është historia brenda PD-së. Ka gjetur veglat e tij për ta kthyer në një situatë që zgjatet. E nisi me Lulzim Bashën dhe tani e vazhdon me Enkelejd Alibeajn.

Synimi i Edi Ramës është të mos regjistrojë PD-në. KQZ ka filluar të dështojë që në testin e madh të vetë. S’ka ndodhur kurrë që të mos regjistrohet opozita në zgjedhje. Celibashi do mbetet në histori si personi që refuzoi regjistrimin. Rruga është drejt kësaj. Është e pamendueshme, është e paligjshme ajo që ka bërë komisioneri.

Pyetje: Çfarë duhet të kishte bërë ndryshe?

Bylykbashi: Partitë politike janë realitet, janë njerëz. Partitë duhet të kenë të paktën 3 mijë persona. PD ka qeverisur disa mandate në këtë vend. Reagimi që prodhoi foltorja si një lëvizje për çlirimin e anëtarësisë, më pas Kuvendi i 11 dhjetorit në 2021-shin ku u morën disa vendime të jashtëzakonshme. Ku u morën vendime si shkarkimi i Lulzim Bashës.

Shkarkuan kryetarin. Politika dhe partia janë realitet, nuk janë fiksione. Këtë ka ligji dhe këtë ka Kushtetuta. Ai që në momentin që thotë se në perceptimin e tij, kryetar i PD-së është Sali Berisha. Ky është në percepsionin edhe të Celibashit, por vepron mbi një falsitet juridik. Merr dhe njeh të vlefshme një dokument nga gjykata.

Ai duhej të vepronte mbi bazën e fakteve të njohura botërisht. E pranojnë të gjithë që Bash aka dhënë dorëheqjen, ndaj vendimi i gjykatës nuk duhej marrë parasysh. Edi Rama do ia garantojë fraksionit të Bashës dhe Alibeajt të regjistrohen në zgjedhjet përmes KAS-it. KAS ka rrëzuar kërkimet tona fillestare. Vendimi i sotëm nuk legjitimoi anëtarësinë e PD-së. KAS kontrollohet nga mazhoranca, dhe jemi përpara dhunimit të Kushtetutës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.