BOTA

Konferenca e Senatit në Uashington DC Bën Thirrje për Ndryshim të Politikave Ndaj Iranit

13:23 - 17.03.23 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Senatorja Jeanne Shaheen: “Vjeshtën e kaluar isha në Shqipëri dhe në takimet e mia me kryeministrin atje ishte shumë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmet kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Pergjegjws ishte Irani dhe sulmi u bazua në vullnetin e Shqipërisë për të pritur njerëzit nga Kampi Ashraf, të cilëve u është dhënë siguri dhe mbrojtje në Shqipëri. Ne duhet të sigurohemi që t’i falënderojmë ata që po ofrojnë atë lloj sigurie për atë që po bëjnë dhe qw janë të gatshëm të marrin përsipër vuajtjet e popullit të Iranit dhe të thonë se kjo është edhe lufta ime.” shtoi senatori Shaheen.




Gjenerali James Jones : “Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për qeverinë e Shqipërisë, për mirëpritjen e njerëzve të kampeve Ashraf 1 dhe 2 në Shqipëri.

Ndërkohë që vazhdon muaji i shtatë i kryengritjes mbarëkombëtare të Iranit, më 16 mars 2023, Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) mban një konferencë në Senat. Figura të shquara në politikë, duke përfshirë një grup senatorësh të lartë të nderuar nga të dy krahët e kongresit, u mblodhën për të diskutuar politikën e SHBA-së ndaj Iranit. Fokusi i ngjarjes kishte në qendër identifikimin e masave të prekshme që mund të merren për të mbështetur popullin iranian në luftën e tyre kundër regjimit shtypës.
Kjo mbledhje u mbajt me ardhjen e Vitit të Ri Persian, Novruzit, ndërsa iranianët anembanë globit janë gati të festojnë Vitin e Ri Persian më 21 Mars, datë që shënon fillimin e pranverës.
Folësja kryesore në këtë aktivitet ishte znj. Maryam Rajavi. Në fjalën e saj ajo theksoi: “Ngjarjet e gjashtë muajve të fundit kanë treguar se populli i Iranit dëshiron të ndryshojë regjimin, por ndryshimi është i pamundur pa një forcë të organizuar dhe luftarake. Këtu hyjnë Njësitë e Rezistencës dhe roli i tyre është vendimtar.”
“Regjimi iranian po përpiqet t’i bindë njerëzit në Iran se qeveritë e huaja po përpiqen të rikthejnë diktaturën e mëparshme në Iran. Regjimi po e bën këtë për të dekurajuar njerëzit që ata të mos vazhdojnë protestat e tyre. Kjo është një çështje serioze për popullin iranian i cili e ka përmbysur regjimin e Shahut në një revolucion popullor. Një nga sloganet e tyre kryesore është “vdekje tiranit, qoftë Shahu apo udhëheqësi i mullahëve”, shtoi ajo.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Gjenerali James Jones tha në fjalimin e tij: “Do të doja të merrja pak kohë për të vlerësuar udhëheqjen e zonjës Mariam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, organizatë e cila ekziston që nga viti 1981. E gjithë kjo punë dhe advokim për një Iran demokratik ka qenë një frymëzim për të gjithë ne dhe i jemi vërtet mirënjohës për angazhimin e saj të palëkundur ndaj popullit iranian.” Ai gjithashtu vuri në dukje se: “Kjo kryengritje nuk ka të bëjë thjesht me rrëzimin e regjimit aktual shtypës që sundon Iranin. Është një luftë kundër të gjitha formave të diktaturës. Njerëzit dëshirojnë një republikë demokratike dhe laike. “
“Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për qeverinë e Shqipërisë, për mirëpritjen e njerëzve të kampeve Ashraf 1 dhe 2 në Shqipëri.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, i cili ishte folësi tjetër në rradhë, tha: “Unë mendoj se ngjarjet e vitit të kaluar kanë treguar vërtet se e kemi kaluar kufirin dhe populli i Iranit nuk do të kthehet prapa. Pra, kjo është koha për të dyfishuar përpjekjet tona dhe dua të them se puna e MEK-ut, zonjës Rajavi, dhe të gjithëve që kanë dhënë ndihmesën e tyre gjatë viteve ka qenë një pjesë thelbësore e kësaj përpjekjeje. “

Pas John Bolton, ish-nënsekretarja e shtetit për Çështjet Globale, Ambasadorja Paula Dobriansky u ngjit në skenë dhe tha: “Tani është koha për t’u dhënë mbështetje maksimale atyre burrave dhe grave të guximshme që luftojnë për lirinë e tyre dhe lirinë e brezave të ardhshëm në një republikë demokratike, laike, jo-bërthamore të Iranit.”

Senatorja Jeanne Shaheen tha në fjalimin e saj: “Unë e kam planin prej dhjetë pikash të zonjës Rajavi për Iranin e ardhshëm dhe çfarw ajo thotë për gratë është barazi e plotë gjinore në sferën e të drejtave politike, sociale, kulturore dhe ekonomike dhe pjesëmarrje e barabartë e grave në udhëheqjen politike”.
“Vjeshtën e kaluar isha në Shqipëri dhe në takimet e mia me kryeministrin atje ishte shumë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmet kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Pergjegjws ishte Irani dhe sulmi u bazua në vullnetin e Shqipërisë për të pritur njerëzit nga Kampi Ashraf, të cilëve u është dhënë siguri dhe mbrojtje në Shqipëri. Ne duhet të sigurohemi që t’i falënderojmë ata që po ofrojnë atë lloj sigurie për atë që po bëjnë dhe qw janë të gatshëm të marrin përsipër vuajtjet e popullit të Iranit dhe të thonë se kjo është edhe lufta ime.” shtoi senatori Shaheen.

Senatori Joseph Lieberman tha në fjalën e tij: “Çfarë mund të bëjmë për të siguruar që kryengritja e popullit të guximshëm të Iranit të përfundojë me përmbysjen e këtij regjimi? Unë do të thosha së pari, ndërsa mendojmë se çfarë duhet të bëjmë sot dhe nesër, duhet të kthehemi pas tek e djeshmja. Shkaku i drejtpërdrejtë i kësaj kryengritjeje, më e gjera deri tani, kundër qeverisë ishte, siç thamë, vrasja e Mahsa Aminit. Por në të vërtetë, lufta për liri në Iran ka filluar shumë dekada më parë me përpjekjet e guximshme të kaq shumë njerëzve brenda Iranit me mbështetjen e diasporës iraniane, si në kohën e Shahut, me protestimet ndaj atij regjimi autoritar dhe brutalisht represiv, dhe sigurisht ne kohën e mullahëve. Dhe nuk ka asnjë organizatë, asnjë lëvizje, që e ka bërë këtë me më shumë guxim dhe parime gjatë asaj periudhe kohore sesa MEK dhe NCRI të udhëhequra nga zonja Maryam Rajavi.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.