Kryesore

“Rama vodhi logon e PD dhe ua dha dy patronazhistëve të tij”- Ish-deputeti demokrat në Panorama TV: Grupimi i Alibeajt nuk përfaqëson asgjë, s’marrin as 2% të votave

14:31 - 18.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka akuzuar Bashën dhe Alibeajn se janë patronazhistë të Ramës.




I ftuar në studion e Panorama TV, u shpreh se kryeministri vodhi logon e Partisë Demokratike dhe u dha “këtyre dy patronazhistëve”, por sipas tij nuk do marrin as 2% të votave.

 “Grupimi i Alibeajt nuk përfaqësojnë asgjë. Janë patronazhistë të Edi Ramës, vodhi logon e PD dhe ua dha këtyre dy patronazhistëve, Nuk marrin as 2% të votave. Nuk kanë as 100 veta për në dasmë, jo më për të fituar këshillë bashkiak.

Dalin për ti hequr votë opozitës, por nuk pretendojnë të fitojnë.

Shikoni në çfarë gjendjen është shteti jonë, popullsia është larguar. Shikoni çfarë katastrofe është bërë me sigurinë e vendit.

Kanë futur njerëz nga organizata kriminale, njerëz pa shkollë. Një e mitur humb dhe ata që supozohet që ta gjejnë e tallin, thonë çfarë vit prodhimi është. Një e dekoduar, Ina tallet. Këtu ka degraduar gjithçka”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.