Animalistja Jonida Çoba ka dalë kundër sterilizimit të kafshëve, duke u shprehur se jo nuk është e drejtë dhe shumë prej tyre ngordhin gjatë procesit.
E ftuar në Panorama e Mëngjesit, ajo u shpreh se duhet të kastrohen “njerëzit xhelatë që janë nëpër rrugët e Shqipërisë dhe jo kafshët”.
Është e padrejtë sterilizimi i kafshëve, shumë prej tyre janë të uritur, kanë mungesë hekuri. Është e vështirë për ta që taklojnë, shumë prej tyre vdesin aty. Them vdesin sepse ata kanë shpirt, dhe shpirti vdes, nuk ngordh. Është e dhimbshme, të vuajnë ata se jemi ne kriminelë, pse duhet? Të nisë dashuria për kafshët që në fëmijëri, na bën të shëndetshëm emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht. Ne mendojmë se i shëtisim ne ata, kur në fakt na shëtisin ata neve.
Të njohin kur je me nerva, sëmurë, mërzitur”, tha ajo.