Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Greqi mëngjesin e sotëm, rreth orës 2:20 në Amfilochia.
Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra e tij ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti e kishte epiqendrën 12 kilometra në veri-verilindje të Amfilokisë, ose 245 kilometra në perëndim-veriperëndim të kryeqytetit dhe thellësi fokale 17.8 km.
Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter, ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Prevezë e Lefkadë, ashtu edhe në Patra.
Shfaq Komentet (0)