![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas sulmit me armë zjarri jashtë godinës së ‘Top Media Group’ ku mbeti i vrarë roja i subjektit.
Paloka ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, të cilin e ka cilësuar si “kryebandit që sulmon mediat me tritol në mes të ditës”, duke iu referuar shembjes së paligjshme të “Prestige Resort” nga forcat e IKMT muaj më parë.
“Me një kryeministër të tillë pse skandalizohemi kur krimi i rrugës godet me kallash ne mes te natës?”, shkroi ai i indinjuar, duke vënë theksin te pasiguria që ekziston në vend.
“Ne nje vend ku kryeministri ,kryebandit sulmon mediat me tritol ne mes te dites, pse skandalizohemi kur krimi i rruges godet me kallash në mes të natës”, shkroi Paloka në Facebook.