AKTUALITET

Sulmi me armë ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë, Sali Berisha: Akt kriminal! Dëshmi e dhimbshme e pasigurisë në vend

10:53 - 27.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel, ku u vra edhe roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Sipas Berishës, kjo ngjarje është një akt kriminal i shëmtuar.




Berisha shprehet se kjo ngjarje është dëshmi e pasigurisë në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit.

“Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, shkruan Berisha ne Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.