Kronikë

Plagosi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 42-vjeçari

09:25 - 31.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar në spital 42-vjeçarin, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas goditi veten në qafë.




Ngjarja ndodhi pas një konfikti të çastit mes çiftit mëngjesin e së enjtes (30 mars). Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua drejt Tiranës me helikopter.

Ndërsa 42-vjeçari goditi veten në pjesën e qafës katër herë.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.