AKTUALITET

Fotot nga paparazzi/ Ministrja e Arsimit përshëndet kolegët demokatë, por… Çfarë ndodhi jashtë Kuvendit

18:36 - 02.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në rubrikën tonë, shpeshherë kemi evidentuar ministren e Arsimit, që përgjithësisht preferon mos të qëndrojë kohë në ambientet e jashtme të Parlamentit.




Evis Kushi mbërrin në seancë, pak para nisjes dhe thuajse se gjithnjë e bën rrugën në këmbë me telefonin në dorë, duke shkruar apo duke folur.

Ndonëse të shumta janë mikeshat që ajo ka, koha e shkurtër para nisjes së seancës, është një moment i mirë për të mbyllur detyrat e fundit para angazhimit të saj politikë.

Por këtë herë, duket se kemi mundur ta kapim në një moment teksa ka preferuar të jetë disi më pranë kolegëve.

Panorama.al 

Ashtu si shihet, sapo Kushi ka dalë nga seanca plenare, është ndeshur me kolegët e saj nga Partia Demokratike. Ndonëse përzemërsisht ajo i ka përshëndetur, duket se Flamur Noka, nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Deputeti i Partisë Demokratike ka preferuar që jo vetëm mos ta përshëndes, por as mos të kthejë vëmendjen drejt ministres, e cila është treguar shumë e përzemërt me ta.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.