AKTUALITET

“SPAK të rihapë hetimet, provat janë në terren”, kandidati për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi: Inceneratori prej një viti në remont. Qytetarët paguajnë 52 mijë lekë…

15:41 - 02.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka deklaruar se SPAK duhet rihapë hetimet në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, pasi provat sipas tij janë evidente.




Boçi u shpreh se ndërsa kostoja e pretenduar nga bashkia e Elbasanit për djegien e një kilogrami mbetje është 25 mijë lekë, kostoja reale që paguajnë qytetarët është 52 mijë lekë.

Ndërkohë që sipas tij kostoja e vërtetë për momentin është vetëm 9 mijë lekë, pasi asnjë kilogram mbetje nuk digjen. Inceneratori është i shpallur prej një viti në remont.

Boçi bëri thirrje që zinxhiri qeveritar dhe ai i pushtetit lokal duhet të mbahet përgjegjës në lidhje me ngjarjen.

“Elbasani rrezikon një katastrofë ekologjike ndërsa ky mal me plehra i ka rrëmbyer qytetarëve të Elbasanit 27 milionë euro. Dhe nuk mbaron me kaq. Qytetarët e Elbasanit, grabiten çdo ditë nga Bashkia Elbasan, kryetari i Bashkisë dhe nga ky incenerator

Një investigim i kryer së fundmi nxjerr në pah koston reale që paguajnë për ton

qytetarët e Elbasanit. Kjo kosto është 52 mijë lekë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak pretendojnë dhe mashtrojnë opinionin publik me një vendim, sipas të cilit qytetarët e Elbasanit paguajnë 25 mijë lekë. Por a e dini se në fakt kosto reale është vetëm 9 mijë lekë sepse në Incenerator, nuk digjet asnjë kilogram plehra.

Pjesa tjetër e parave përdoret edhe për të blerë votat.

SPAK të rihapë hetimet, ja ku i ka faktet.

Bashkia prej një viti deklaron se inceneratori është në remont, të rinisë hetimi, të vihet para përgjegjësisë zinxhiri qeveritar dhe bashkiak”, tha Boçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.