![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Fundjava që lamë pas ishte mjaft e mirë për legjionarët shqiptarë që luajnë në Europë.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” notat e pesë lojtarëve kuqezi më të vlerësuar të fundjavës.
Në vendin e parë ndodhet Jason Ceka, i cili me dy gola dhe një asist u bë protagonist kryesor në fitoren 3-0 të Magdeburgut kundër Hansa Rostok, duke u vlerësuar kështu me notën 9,2.
Në vendin e dytë, me një tjetër performancë fantastike është portieri Elhan Kastrati, i cili u vlerësua me notën 8,9 pasi e mbajti portën e paprekur në barazimin që Çitadela arriti ndaj Modenës në transfertë.
Mario Mitaj është vlerësuar me notën 7,5, duke u renditur në vendin e tretë. Mbrojtësi 19-vjeçar ndihmoi që porta e Lokomotivës së Moskës të qëndronte e paprekur në fitoren 0-4 në transfertë.
Juljan Shehu dhe Ylber Ramadani ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me notën 7,1.
PANORAMASPORT.AL