Kosova

VIDEO/ Protestat në Hagë, babai i vëllezërve Xhaka mban fjalimin: Po tentohet të dënohet historia

12:27 - 03.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë duke kërkuar drejtësi.




Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve shqiptar, Taulant Xhakës dhe Granit Xhakës.

Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.