AKTUALITET

Shtyhet për të dytën herë gjyqi për inceneratorin e Elbasanit. Zbulohet arsyeja! Çfarë dihet deri tani për Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin

15:34 - 07.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të dytë është shtyrë nisja e procesit të gjykimit për inceneratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht “Albetec Energy” dhe “Integrated Energy”. Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.




Pavarësisht se Zeqo ndodhet nën masën arrestit  shtëpiak për herë herë të dytë autoritetet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë.

Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.

Nga Interpo Tirana, deri në fillim të këtij muaj, për Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin ka patur informacione për lokalizimin e tyre në Austri.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin, por deri më 5 prill, nuk një informacion nga austriakët nëse është pranuar kërkesa.

Më 30 mars, në GJKKO ishte planifikuat seanca e parë e gjykimit në themel, por edhe ajo dështoi për të njëjtat shkaqe, ku përveç mosnjoftimit të Zeqos, u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, dhe avokati i kompanisë “Albtec Energi shpk”.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk kanë marrë pjesë në asnjërën prej seancave.

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa. Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.