LAJMI I FUNDIT

Në vigjilje të Pashkës, Veliaj vizitë në Kishën e re Protestante në Kombinat: Hapësirë e jashtëzakonshme, që i shërben komunitetit

15:36 - 08.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vigjilje të Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi Kishën e re Protestante në Kombinat. Ai uroi Pashkën dhe u shpreh i kënaqur që besimtarët Protestantë kanë një hapësirë dinjitoze për t’u mbledhur dhe shërbyer komunitetit.




“Jam shumë mirënjohës për punën e mrekullueshme; ndërtesa ndihmon, është një hapësirë ku mblidhemi dhe organizohemi, ku ushqejmë fëmijët dhe adhurojmë Perëndinë, por fakti se puna ka vijuar edhe gjatë kohës kur nuk ka pasur ndërtesa, do të thotë se misioni është më i madh se sa llaçi, tullat dhe tjegullat. Tani që kemi ndërtesën, sigurisht bëhet pak më e lehtë të shërbesh në një komunitet të jashtëzakonshëm, sidomos këtu në mes Kombinatit dhe Vaqarrit. Pas disa vitesh, këtu do të jetë krijuar një lagje e tërë. Shoh oxhakun aty ku vjen lagjja e re nga Kombinati, ndërkohë Vaqarri tashmë është kthyer në një lagje të Tiranës dhe më vjen mirë që kemi punuar edhe me infrastrukturën e shkollave si “ Lasgush Poradeci”, “Betim Muço”, “Musine Kokalari”, dhe shkollën e Lalmit këtu pranë”, tha Veliaj.

Së bashku me pastorin, Ergest Biti dhe të vegjlit e Kishës Protestante, Veliaj mbolli edhe një pemë në shenjë simbolike për një fillim të ri.

“Në anën tjetër të “Misto Mames”, bashkia ndihmoi me hapjen e një xhamie të re. Sot hapet një kishë e re, që do të thotë se një qytet i mirë ka vend për të gjithë, ka zemër për të gjithë, ka hapësira për të gjithë. Ju falenderoj shumë për rolin konstruktiv, për bashkëpunimin, për vëllazëri dhe sidomos për shërbesën e jashtëzakonshme për fëmijët e Kombinatit. Ne e kemi një traditë që, në çdo vend të ri, për çdo fillim të ri, të mbjellim një pemë, sidomos një ulli, si simbol i Pashkës, i besimit. Një ditë, teksa shohim trungun e kësaj peme të rritet, do të shohim këta fëmijë të hedhin shtat, por mbi të gjitha, që përgatiten për udhëheqësinë e re të qytetit tonë dhe të kombit tonë”, u shpreh Veliaj.

Pastori Ergest Biti shprehu mirënjohjen për Bashkinë e Tiranës që ka ndihmuar në lehtësimin e procedurave për ndërtimin e Kishës.

“Kjo është Pashka e parë që festojmë në ndërtesën e re sepse pas tërmetit të nëntorit 2019, kisha jonë humbi ndërtesën. I jemi vërtet mirënjohës për gjithë ndihmën që na ka dhënë në lehtësimin e procedurave të lejes së ndërtimit. Sot e kemi përfunduar ndërtesën dhe është Pashka e parë që, si komunitet, mblidhemi për të festuar këtu”, tha a


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.