AKTUALITET

“Ata u shfaqën me kapuça dhe kaçavida”/ Ish-përfaqësuesi ligjor pranë PD: Prishja e ‘Prestige Resort’ do kushtojë shumë, qeveria po tenton të marrë atributet e gjyqësorit

15:44 - 11.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-përfaqësuesi ligjor pranë Partisë Demokratike dhe juristi, Marsh Logu, në një dalje televizive për ‘Panorama TV’, ka folur për pronat dhe kërcënimet e qeverisë ndaj tyre.




Logu merr si shembull edhe rastin e paprecedentë të ndodhur ndaj biznesit të Hysenbelliu Grup, ‘Prestige Resort’ ndaj të cilit u ushtrura procedura e konfiskimit dhe prishjes së godinës.

Logu përmend faktin se, kemi të bëjmë me raste antikushtetuese dhe të mohimit të së drejtës së pronës.

Në lidhje me kërcënimet apo intimidimet ndaj bizneseve kritike më qeverinë, Logu theksoi praninë e papritur të personave me kapuç pranë ambienteve të ‘Prestige Resort’. Ato jo vetëm dhunuan një biznes privat por edhe shembën një godinë të ligjshme.

Më poshtë lexoni pjesë nga intervista e Marash Logu

Në rastin e Perstige Resort për një pjesë është vepruar me konfiskim pa asnjë të drejtë. Ka standarte të dyfishta. Pasi edhe kur duan veprojnë me konfiskim ose me prishje. Kjo bëhet për shkak të linjës editoriale që mban Hysenbelliu Grup. Asnjë përfaqësues i Këshillit të Ministrave apo kujdo institucioni nuk mund të dale të shpjegojë se pse për një pjesë të godinës vepronte me prishje dhe për një tjetër me konfiskim. Godina që është prishur fatkeqësisht nuk mund të kthehet mbarpsht. Na duhet në të pagaujmë dëmet.

Ka efekte prapaverpuese të Gjykata Kushtetuese

Sigurisht. Do të ketë efekte edhe mbi vendimmarrjen duke sjellë pavlefshmërinë e atyre që kanë ndërtuar. Do ketë të drjetë që në një moment ti drejtohet gjykatës për shpërblimin e dëmit. E drjeta jote e pronënsis sipas ligjit të konfiskimit i takon shtetit. Në asnjë shtet këto masa nuk jepen nga qeveria por nga gjykatat. Dhe jo nga gjyaktat rutinore por nga një proces i mirëfillt ku janë kaluar të tëra shkallët, atëhere mund të konfiskohet prona pasi është e drejta kushtetuese e banesës. Kjo nuk është rast i izoluar, ku ju e dini se si janë trajtuar banorët në Shkozë apo Bërxullë. Kjo është arbitrare dhe abuzive, sjellja e shtetit.

Sot duhet të kishte një regjistër të objekteve të paligjshme. Nuk ka apo jo?

Jo, sepse qasja është selektive. Këto akte nuk janë bërë që të zbatohen të gjithë njësoj. Për miqtë e qeverisë zbatohen ndryshe ndërsa për kritikët prishen ose konfiskohen. Po të kishte transparencë, çdo qytetar dhe opozita do kërkonte llogari se pse po ndiqet një gjë e tillë. Paligjshmëria e ndërtimeve është ne rreth 450 mijë ndërtime pa leje.

Sa e moralshme është që kjo qeveri të kërkojë llogari në mandatin e tretë?

Së pari është përgjegjësia e inspektoriatit të kontrollit të territorit. Kemi IKT, policinë e shtetit, pra një numër i madh institucionesh për të mbajtur në kontroll këtë situatë.

Ka pasur edhe task forcë për ndërtimet pa leje, por që nuk ka ndodhur?

Po është bërë për qytetarët e thjeshtë dhe të varfër. Ata janë të pambrojtur dhe nuk kanë mundësitë ekonomike, pasi është një qasje arbitrare. Duhet të ndiqet i njëjti parim për të gjithë dhe të ketë të njëjtat përfitime.

Marash Logu

Shkohet direkt tek konfiskimi dhe shembja, por a është një tentativë e qeverisë për të marrë kompetencat e gjyqësrit?

Po siguisht. Konfiskimet i kryen gjyakta në çdo vend. Sepse ajo të ofron garancitë se nëse ke të drejtë ajo do të mbrohet, ndërsa qeveria nuk të jep kurrë mbrojtje. Në tërë procedurën e konfiskimit të tokës, asnjë nuk merr njoftim, as ndërtuesi as pronari. Kjo ndodh vetëm pasi ai është kryer. Tërë procedura nuk e njeh asnjë njoftim. E njëjta ndodhi edhe me ‘Prestige Resort’, pra u shfaqën njerëz me kapuça që dolën papritur. Por në asnjë vend të BE nuk e merr vesh që do konfiskohet godina deri në momentin kur të shfaqen njerëz më kapuçë dhe kaçavidë në dorë. Kjo nuk ndodh jo vetëm në BE por as në Madagaskar.

A krijon kjo një precedent të rrezikshëm?

Po. Kjo nuk është një sjellje vetëm ndaj një individi por edhe ndaj një prone. Kur qeveria bëhet arbitrare sjellja mund të jetë për të gjithë ne. Ajo që duhet të shqetësojë është qasja e qeverisë me pronat e tyre. Rasti i Shkozës është rasti flagrant. E njëjta praktikë u bë në Bërxullë, Astir dhe ‘Prestige Resort’. Kjo është një sjellje antikushtetuese ndaj pronës së qytetarëve.

Përgatiti: Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.