Kryesore

Humbi këmbët në atentat, rrëfimi i trishtë i sportistit Julian Çela: Bashkëshortes i thashë largohu prej meje. Sot djali më pyet…

22:20 - 15.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Julian Çela, sot themelues i Kombëtares Shqiptare të futbollit të të amputuarve, rrëfen periudhën e vështirë pas atentatit që ju bë drejtuesit të zyrës ku punonte.




Ai mbeti pa të dyja këmbët nga ngjarja, dhe në periudhën e vështirë që kaloi, i kërkoi bashkëshortes të largohej prej tij, pasi nuk do të mund të ishte më i njëjti njeri si më parë.

Por bashkëshortja i qëndroi pranë në momentet më të vështira, duke i dhënë forcën e madhe që ai të fillojë të ecë sërish përmes protezave

“Unë u nisa në punë dhe djali ka qenë 3 muajsh. Djalin dhe gruan i lashë në gjumë dhe kur ndodhi shpërthimi pashë që kisha humbur të dyja këmbët. Unë jam besimtarë ungjillorë dhe i kërkova zotit të më jepte kohë të jetoja sa të takoja djalin dhe gruan dhe të më merrte në gjirin e tij. Forcën nuk e gjeta te vetja, por te bashkëshortja. Ka qenë ajo që ka qenë forca ime. Ka qenë një moment që i kam thënë largohu, nuk është Juli më ai i dikurshmi. Ka thënë Juli ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim dhe do ta vijojmë bashkë deri sa vdekja të na ndajë. Unë po shihja dhimbjen time, u bëra tip nevrik, por harrova dhe atë që kishte rënë tavani mbi kokë”, tha ai.

Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe bisedën me të birin, pasi i shpjegoi arsyen e humbjes së 2 këmbëve. Një pyetje shumë naive dhe e drejtpërdrejtë i erdhi nga djali: “Ku ishte Zoti kur ndodhi shpërthimi që të mori këmbët?”

“Fëmijët vijnë më pyesin për protezat. Edhe unë ia sjell si lojë fëmijëve, u them që jam një robot. Djali im e ka kuptuar vetvetiu, dhe realisht nuk i bën përshtypje, ka mësuar si ndodhi shpërthimi dhe gjithçka. Edhe kur e pyesin të tjerët ua shpjegon që babai nuk i ka gjymtyrët për shkak të një shpërthimi. Unë ja kam shpjeguar dhe shpeshherë më pyet ku ishte zoti kur ndodhi shpërthimi dhe unë i them që aty ishte, “pasi nëse nuk do të ishte Zoti atëherë unë nuk do të isha këtu me ty”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.