AKTUALITET

Të rinj që nuk ndjekin shkollimin bazë? Ekspertja e arsimit për Panorama TV: Të merren politika stimuluese, përbën regres për t’u anëtarësuar në BE. Analfabetizmi lë pasoja të rënda…

18:01 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertja e arsimit, Ana LLazo në një intervistë për Panorama TV tha se është shqetësues fakti se një pjesë e madhe e nxënësve në vendin tonë nuk ndjekin arsimin bazë pasi çon në një regres për shtetin tonë i cili synon të shkojë drejt BE.




LLazo tha se pasojat janë të rënda dhe lidhen me analfabetizmin dhe se duhet të merren politika stimuluese dhe nga Ministria e Arsimit për të mbështetur këta nxënës për t’i kthyer në shkollë, si dhe shqetësues mbetet fakti që një pjesë e madhe janë dhe vajza pasi sipas saj gruaja është ajo e cila rrit dhe edukon breza.

Sakaq shtoi se maturantët duhet të marrin orientime për programet e universiteteve më herët dhe mësuesit duhet të kujdesen më shumë për këshillimin e karrierës, pasi në të kundërt nxënësit nuk do munden të marrin në kohë informacionin e duhur.

Intervista e plotë:

“Është një nismë pozitive pasi rrit më shumë meritokracinë, përmes një vëzhgimi me kamera asnjë nga maturantët nuk kanë mundësi të kopjojnë. Në vitet e kaluara nuk ka pasur kamera vëzhgimi, vetëm vëzhgues. Kamerat janë diçka pozitive, pasi nuk do lejohet futja e celularëve dhe kopjeve.

Cila është situata këtë vit, a janë të orientuar si duhen maturantët?

Maturantët vërtet marrin orientime për programet e universiteteve, por bëhen në një periudhë të shkurtër. Mendoj se duhet këshillimi i karrierës, pasi informohen në kohë. Luan rol kryesor.

Penalizohen maturantët të cilët nuk marrin këshillimin e duhur?

Po është e vërtetë që penalizohen, nëse nuk e marrin në kohë informacionin. Gjërat janë të lidhura me njëra-tjetrën, këshillimi i karrierës është një pikë kryesore.

Ka një rrënie të regjistrimit të nxënësve, si e komentoni?

Ndodh më shumë në zonat rulale, ndikojnë kushtet ekonomike dhe ndoshta gjakmarrja.

Kemi një numër të lartë të të rinjve që nuk ndjekin arsim bazë, çfarë shkakton?

Sjell pasoja të rënda, pasi çon në anfalbetizmi të theksuar dhe në një regres të shoqërisë. Ne jemi drejt rrugës së zhvillimit duam të shkojmë drejt BE, dhe kjo çon në një regres. Është e rëndësishme që këto t’i kthehen të paktën arsimit të mesëm, pasi nëse nuk zhvillojnë këtë kemi problematikë të theksuar.

A është e udhës të merren politika stimuluese dhe nga ministria e Arsimit?

Po patjetër, ministria ka rol kryesor në të gjithë pikat e arsimit. Duhet një mbështetje për këto familje, njerëz për t’i kthyer në shkollë.

Ka iniciativa të tilla për ta zeruar këtë shifër?

Ndoshta dhe ka por nuk janë aty ku duhet. Fakti që vazhdon të jetë i lartë anfalbetizmi mendoj se nuk janë aty ku duhet, duhet akoma më shumë punë.

Nga 4.5% e nxënësve që nuk ndjekin arsimin bazë, pjesa më e madhe janë vajza. Sa shqetësues është ky fakt.

Është e rëndësishme pasi ka një rol të rëndësishme në shoqëri, femra rrit dhe edukon brezat.

Ka pasur një numër të konsiderueshme të të rinjve që kanë ikur, si e komentoni?

Duhet bërë diçka për ti kthyer këta të rinj, mos të ikin më shumë. Ndikojnë kushtet ekonomike, sistemi i arsimimit dhe nuk e kanë të sigurt vendin e punës.

Regjistrat digjitalë, në çfarë faze është ky projekt?

Ka dy vite që ka nisur por këtë vit është kërkuar që të hidhen notat. Ka një problem, pasi do bëhet një punë e dyfishta dhe mbulimi me internet dhe pajisje. Kosto shtesë për çdo arsimtar, thjesht ka kosto të tjera siç është koha. Ndoshta duhet të ketë një pagesë shtesë për këta arsimtarë. Aplikohet për gjithë Shqipërinë, nuk ka ndarje. Po zbatohet në të gjitha shkollat.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.