BOTA Greqi/ Aksident me vdekje, autobusi përplas makinat Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C 09:45 - 23.04.23 E.P Një 19 vjeçar ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Greqi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat vendase shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën kombëtare Athinë-Selanik, në lartësinë e tunelit të Platamonas, ku një autobus ka përplasur dy makina pasagjerësh. Si pasojë e aksidentit tre të rinj të tjerë përkatësisht të moshës 19, 22 dhe 24 vjeç që gjendeshin në të njëjtën makinë ku humbi jetën 19 vjeçari janë të plagosur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur tek makina tjetër. Sipas informacioneve, një autobus i KTEL-it që qarkullonte në linjën Selanik-Athinë ka përplasur dy makina pasagjerësh të cilat janë ndalur në Korsinë e Urgjencës në PATHE. Në autobusin e KTEL-it ndodheshin gjithsej 77 persona, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhduan rrugën për në Athinë me një tjetër autobus. Ndërkaq shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin është arrestuar. Siç raportojnë mediat dy automjetet kanë qenë ndalur në Korsinë e Emergjencës dhe në rrethana të paqarta autobusi i KTEL-it është përplasur me to. Sipas informacioneve, dy nga gjashtë të plagosurit, të cilët kanë plagë të rënda, po trajtohen në spitalin e përgjithshëm Papageorgiou në Selanik, ndërsa katër të tjerët po trajtohen në spitalin e Larisës. Shfaq Komentet (0) Shkruaj nje koment Cancel reply Your email address will not be published. Required fields are marked *Name * Email * Website Comment This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Mundësitë e një “lufte” për postin e liderit suprem… Kush janë pretendentët pas vdekjes së Presidentit iranian në aksidentin ajror? 09:25 - 25.05.24 P. Gj.
“Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati e të thyhet”, Mitsotakis paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Nëse del nga kursi i rënë dakord, rruga drejt Evropës do jetë e mbyllur… 08:11 - 25.05.24 P. Gj.
“S’e konsideroj që Rusia do të vijë papritur dhe do të “gllabërojë” botën perëndimore” – Hungaria s’do të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës 07:25 - 25.05.24 P. Gj.
A ishte i qëllimtë rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi? Ja çfarë tregon raporti paraprak i ushtrisë iraniane 07:22 - 25.05.24 P. Gj.
Ruajtje nga provokimet, shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë do të ndërtojnë “mur me dronë” 21:46 - 24.05.24 P. Gj.