BOTA

Katie Price zbulon me video momentin kur bëri ndërhyrje në buzë

14:10 - 23.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katie Price tregoi buzët e saj të reja pas një ndërhyrje që bëri sërish të shtunën.




Ish-modelja, 44 vjeçe, ndau në rrjetet sociale procesin e realizimit të buzëve të saj 3D në sallonin e estetikës.

Duke postuar një fotografi në Instagram ku u tregon fansave se si dukeshin buzët para procedurës, ajo më pas filmoi momentin edhe kur bëri mbushësin, përpara se të shfaqte rezultatin përfundimtar.

Përpara ndryshimit, Katie u tha ndjekësve të saj: “Përshëndetje njerëz, qëllojani se çfarë po bëj sot me fytyrën time. Buzët 3D. I dua”.

“Kam vënë aq shumë kremë mpirëse sa mendoj se thjesht do të bien, sepse nuk më pëlqejnë gjilpërat”.

Duke komentuar rezultatin pas procedurës, Katie u tha ndjekësve: “I dua”.

Katie ka marrë shpesh vëmendje meqë ka bërë ndërhyrje edhe në pjesë të tjera të trupit.

E njëjta ka bërë disa herë operacion gjoksin dhe veç kësaj ndërhyrje ka bërë edhe në hundë.

Ylli i famshëm së fundmi zbuloi se është pajtuar me të fejuarin e saj, Carl Woods.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.