AKTUALITET

I arrestuar me Fredi Belerin për blerje votash, lirohet nga burgu Pandeli Kokaveshi

12:08 - 01.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili u lirua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit me akuzën e blerjes së votave.




Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV, se gjykata ka vendosur të liroja nga qelia nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ Pandeli Kokaveshin, i cili u vu në pranga për të njëjtën akuzë.

Shkak për këtë vendim është bërë gjendja shëndetësore e Kokaveshit. Gjatë seancës gjyqësore, avokati Marsel Zhupi ka deklaruar se Kokaveshi ka bërë transplant zemre një vit më parë dhe sipas tij duhet ndjekur nga mjekë të huaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.